3.3.13

Tottenhami e dominon Londrën, Championsi më afër (Video)


Tottenhami e ka fituar derbin e Londrës pasi e mposhti Arsenalin me rezultat 2:1, në ndeshen e zhvilluar sonte. Hotspur kanë dominuar në pjesën e parë duke realizuar dy gola përmes Gareth Bale dhe Aaron Lennon, pas dy aksioneve mjaft të mira. Ndërsa, në pjesën e dytë ‘Topçinjtë’ luajtën më mirë, por nuk mundën të bënin më shumë sesa ngushtimi i rezultatit, të cilin e arritën përmes mbrojtësit Per Mertesacker, që shënoi me kokë. Me këtë fitore, Tottenhami i shtoi gjasat për kualifikim në Ligën e Kampionëve, kurse Arsenalit iu zbehën gjasat për një gjë të tillë. /albania24.info/