Klubi i boksit BC Basel nga qyteti i njohur zviceran Basel, ka realizuar gjatë stërvitjeve të veta vallëzimin tashmë popullor ‘Harlem Shake. Ata ia kanë kushtuar këtë vallëzim organizimit të ardhshëm më 23 mars 2013, BOXEO në të cilin protagonist kryesor do të jetë boksieri kosovar i kategorisë së rëndë Arnold Gjergjaj, i cili ka rekord prej 20 meçesh dhe 20 fitoresh, 16 prej të cilave me KO!
Duke e përcjellë ritmin tashme të njohur të ‘Harlem Shake’, boksierët e kësaj skuadre pastaj shihen duke bartur posterin e evenimentit të ardhshëm. /albania24.info/