Kryeministri tha se janë shuar ëndrrat e Serbisë për ndarjen e Kosovës. Ai tha se për 13 vite serbët në veri ishin të shantazhuar, të mashtruar dhe të gënjyer nga Serbia. Atje do të shuhen strukturat e Serbisë. Ai tha se është gatishmëri e plotë e BE-së dhe pesëshes që nuk na ka njohur dhe SHBA-së që ky proces i bisedimeve me Serbinë të përmbyllet sa më parë.
Ai ka thënë se i falënderon të gjithë liderët, si Haradinajn, Shalën, dhe të tjerët për konstruktivitetin e treguar në bisedime. Ai tha se Serbia ka cenuar integritetin e territorit të Kosovës, dhe për këtë janë të gjithë dëshmitarë, por se kjo në fund të këtyre bisedimeve do të marrë fund.
Ai në një intervistë në RTK, që më shumë ishte autointervistë, tha se dialogu zhvillohet më shumë me BE-në se sa me Serbinë, ndërsa nuk e ka lejuar të shumtën e kohës dhe thuaja fare të parashtronte edhe ashtu pyetjet konformiste dhe aq më pak ato kundërvënëse të moderatorit të RTK-së.
Ai ka përsëritur të gjitha ato që ka thënë sot në Prekaz dhe në mbledhje të Qeverisë. Duke filluar me lavdërimin e familjes Jahsari, përkatësisht heroizmit të saj, që sipas tij çoi në unifikimin e shqiptarëve, ku do ishin ata në Ballkan apo në Evropë e SHBA për t’ju kundërpërgjigjur dhunës serbe.
Ai tha se strukturat e Serbisë do të shpërbëhen dhe vetë qëllimet dhe përpjekjet e Serbisë për ta shpërbërë Kosovën.
I pyetur për afatin për qëndrimin e strukturave të sigurisë në Kosovë, tha se KFOR-i i ka detyrat e veta dhe mandatin e tij sikurse edhe EULEX-i dhe po ashtu institucionet e sigurisë. Ai tha se duhet të krijohen kushte dhe hapësirë për të stabilizuar atë pjesë, funksionalizimin e jetës atje, rritjen e mirëqenies. Ai tha se pret që marrëveshja të arrihet, por ajo ende nuk është arritur.

Thaçi tha se do të organizohen zgjedhjet në veri, dhe që ato do të jenë brenda legjislacionit vendor dhe ato do të certifikohen nga KQZ-ja e Kosovës, pavarësisht që do të organizohen dhe monitorohen nga OSBE.
Për çështjen e krijimit të Asociacionit të komunave të Kosovës me shumicë serbe, tha se është bërë zhurmë mediale. Ai tha se për këtë me përjashtim të një partie (pa ia përmendur emrin, por që dihet se është fjala për Vetëvendosjen) të gjitha të tjerat e kanë përkrahur krijimin e këtij asociacioni. Ai tha se zërat që kanë dalur poshtë e lartë, nuk kanë të bëjnë me realitetin. Ai tha se këta zëra kanë krijuar pak konfuzion në opinion. Ai tha se kurrë nuk do të ndodhë për veriun republika apo autonomia e as Ahtisari plus, “Kurrë nuk do të krijohen”, tha kryeministri. Ai tha se kjo po ndodhë tek ata individ që janë lodhur, janë të painformuar ose që nuk dihet se për çfarë arsye sillen ashtu.

Ai tha se ata që kanë qenë në Rambuje dhe në marrëveshjen e pakos Ahtisari, e dinë se ky Asociacion është kushtetues. Ai tha se të gjithë spektrit politik i është ofruar hapësirë dhe gatishmëri që të dëgjojë informacionet dhe po ashtu edhe shoqërisë civile. Ai tha se shqetësimet janë legjitime dhe në situata të tilla ka dilema, por tha se ky mekanizëm nuk do të ketë kompetenca ekzekutive as legjislative. “Dhe për këtë garantojë”, tha Thaçi.
Ai tha se në Rambuje dikush është lodhur, disa edhe procesin e Vjenës e kanë kundërshtuar. Ai tha se Rambujeja dhe Vjena i kanë rrëzuar ata zëra skeptikë.
Ai tha se do ta respektojë në tërësi Kushtetutën. Ai tha se as vendit nuk do ti ndodhë keq duke e akuzuar Hashim Thaçin. Ai më shumë se tri herë ka thënë se nuk do të ndodhë ndarje, republikë e veriut, autonomi e as Ahtisari plus, “kurrë”. Thaçi jo vetëm e ka imponuar bisedën, por edhe nuk e ka lënë sërish në vazhdimësi të parashtrojë pyetjet që donte moderatori.
Ai tha se do të jenë kreativ për veriun në bisedime, por tha se me këto duhet ti jepet fund mashtrimit të qytetarëve serb atje, atyre 30 mijë serbëve.
Ai tha se për herë të parë në takimin e të hënës në Bruksel, Daçiq e kishte marrë me vete dokumentin e Ahtisarit, Kushtetutën e Kosovës, Ligjin për Vetëqeverisjen lokale, rregulloren e Asociacionit të komunave. Ai tha se ata janë bindur se më në fund ne u kemi ofruar modele të standardit të lartë evropian. Ai tha se tani Daçiqi e ka detyrë shtëpie që ti lexojë ato dokumente që si ka lexuar me kohë, dhe ti mbajë me vete kah do që të shkojë.
I pyetur për mbetjen e Kosovës të izoluar, Thaçi tha se qytetarët e Kosovës janë ata që kanë shënuar më shumti përparim, pasi është shteti më i ri dhe blla blla të tjera. Ai tha se perspektiva është e integrimit, dhe se Kosova është shembull i bashkëpunimit dhe unitetit pozitë opozitë. “Nuk ndodhë askund tjetër veçse në Kosovë ky unitet”, tha Thaçi.
I pyetur për integrimin e strukturave inteligjente të Serbisë në veri, Thaçi tha se ende kjo nuk është e qartë se si do të bëhet, por do të bëhet në bashkëpunim me KFOR-in dhe strukturat tjera.
Duke folur për statusin e veteranit tha se megjithëse janë bërë mbi 51 mijë kandidime tha se i fton që të vazhdojnë të paraqiten të gjithë ata që e kanë pasur uniformën dhe askujt nuk do ti shkojë mundi huq.
I pyetur për zgjedhjet e mbajtura në PDK ai ka folur me lëvdatat më të mëdha, duke thënë se ishin zgjedhje të lira, të ndershme dhe se PDK vazhdon të mbetet partia më e madhe në vend.
I pyetur për zgjedhjet e mbajtura në PDK ai ka folur me lëvdatat më të mëdha, duke thënë se ishin zgjedhje të lira, të ndershme dhe se PDK vazhdon të mbetet partia më e madhe në vend.