8.3.13

Ronaldo sfidon shifrat, 18 ndeshje - 18 gola



Cristiano Ronaldo vazhdon të impresionojë me paraqitjet e tij, të cilat pasohen e golat e shënuar. Ylli portugez e shënoi golin e fitores 2-1 kundër Manchester Unitedit në duelin e mbrëmshëm në Old Trafford, që e kualifikoi Real Madridin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Kështu, përfaqësuesi portugez u bë aktualisht golashënuesi më i mirë në garën elite të klubeve evropiane me 8 gola nga po aq ndeshje. Pas tij renditet sulmuesi turk Burak Yilmaz i cili megjithatë ka një takim më pak të zhvilluar dhe do ta ketë rastin t’i kundërpërgjigjet atij në duelin e kthimit të së tetës së finales që skuadra e tij Galatasaray do ta zhvillojë javën e ardhshme kundër Schalke 04. Por, përveç golave të këtij edicioni, Ronaldo tani ka një statistikë të jashtëzakonshme në Ligën e Kampionëve. Ylli portugez ka realizuar 18 gola në 18 ndeshjet e fundit në këtë eveniment. /albania24.info/