Mesut Ozil e bëri një veprim magjik në Old Trafford, duke e shërbyer në mënyrë maestrale Gonzalo Higuainin, i cili më pas asistoi për golin e Cristiano Ronaldos, në fitoren 2:1 të ekipit madrilen ndaj Manchester Unitedit.
Mirëpo, ata që përcjellin futboll për një kohë më të gjatë, futbollisti turk me nënshtetësi gjermane ua kujtoi ish futbollistin e njohur argjentinas, Fernando Redondo, i cili e kishte bërë një veprim të njëjtë, të një gjeniu, pikërisht ndaj Manchester Unitedit në ‘Teatrin e Ëndrrave’, në sezonin 1999-2000, kur e kishte shërbyer në atë rast Raul Gonzalezin, që kishte shënuar pa problem. /albania24.info/