Interi ka bërë rikthim sensacional ndaj Catanias, duke e përmbysur rezultatin nga 0:2 në 3:2. Skuadra siciliane nuk ka ditur ta ruajë avantazhin e krijuar në pjesën e parë, falë golave të Bergessios dhe Marcheses.
Në pjesën e dytë, Rodrigo Palacio ka realizuar dy gola për Interin, kurse një tjetër e shtoi Ricky Alvarez. Pas kësaj fitoreje, ekipi i Andrea Stramaccionit i mban ende gjallë shpresat për një vend në Top 3, i cili qon në Ligën e Kampionëve. /albania24.info/