Një rrahje masive, ku janë përfshirë të dyja ekipet ka ndodhur në një ndeshje bejsbolli në mes të përfaqësueses së Kanadasë dhe asaj të Meksikës, e vlefshme për Kampionatin Botëror të këtij sporti, që po mbahet në Phoenix.
‘Lufta’ në mes të lojtarëve shpërtheu tek rezultati 9:3 në të mirë të kanadezëve, kur njëri nga hedhësit meksikanë me qëllim e goditi kundërshtarin e tij.
Pas kësaj u shkaktua një kaos i vërtetë, ku pati edhe shkëmbime grushtesh, por edhe nga tribunat ku ishin fansat e Meksikës, në terren fluturuan gjësende të ndryshme, ndërsa një nga lojtarët kanadezë u godit në fytyrë. Sa për informatë, në fund Kanadaja shënoi fitore me rezultat 10:3. Ky është edicioni i tretë i këtyre garave botërore të bejsbollit. /albania24.info/