10.3.13

Pique: Fitojme 3-0 per t'ia dedikuar Titos


Mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique shpreson që gjiganti katalunas ta mposht Milanin me rezultat të mjaftueshëm për ta eliminuar nga Liga e Kampionëve, ndërsa kualifikimin në çerekfinale, ai me shokë t’ia kushtojnë trajnerit Tito Vilanova. “Milani është një ekip konkurrues dhe me histori të madhe, e dimë se do të jetë një ndeshje e vështirë. 


Do të shkojmë në Camp Nou me dy gola disavantazh, duhet ta përmbysim këtë rezultat. Duhet të sulmojmë nga fillimi dhe ta bëjmë stilin e lojës sonë. Shpresojmë që të fitojmë në shtëpi 3:0 dhe fitoren t’ia kushtojmë Titos”, deklaroi futbollisti spanjoll për ‘Titan Sport’. Trajneri Vilanova aktualisht gjendet në New York, ku po lufton me sëmundjen e kancerit, ndërsa Barçën është duke e udhëhequr ndihmësi i tij, Jordi Roura. /Vetem INFO/