Liverpooli ka bërë rikthim sensacional ndaj Tottenhamin, në derbin e kësaj xhiroje nw kampionatin anglez të futbollit – Premierligë.
Reds kaluan të parët në epërsi me golin e Luis Suarezit në minutën e 21-të, por Tottenham barazoi me mbrojtësin Jan Vertonghen, pak para përfundimit të pjesës së parë.
Vertonghen realizoi sërish duke kaluar londinezët në epërsi në minutën e 53-të. Por, Liverpool u kundërpërgjigj duke e barazuar rezultatin nëpërmjet mesfushorit Stewart Downing në minutën e 66-të.
Kurse, fitoren e siguroi kapiteni Steven Gerrard me golin e tij nga penalltia në minutën e 82-të. /Vetem INFO)