10.3.13

Super gol nga Hazard, barazim ne "Old Trafford" (VIDEO)




Manchester United dhe Chelsea kanë barazuar sonte në Old Trafford me rezultat 2:2, në ndeshjen e vlefshme për çerekfinalen e FA Cup. ‘Djajtë e Kuq’ avancuan me dy gola, pasi shënuan Javier Hernandez (5’) e Wayne Rooney (11’), por Blues u kthyen furishëm në pjesën e dytë, duke e rikthyer rezultatin falë golave të Eden Hazard (59’) e Ramires (68’). Rezultati i barabartë qon në përsëritje të ndeshjes, e cila do të zhvillohet në Stamford Bridge më vonë. /Vetem INFO/