Alberto Gilardino e ka shokuar Interin. Sulmuesi italian e ka shënuar golin e fitores 1:0 të Bolognas në duel me Nerazzurrët, në ndeshjen e zhvilluar sonte në Giuseppe Meazza.
Vendësit kanë pasur raste të shumta, por nuk ia dolën ta konkretizonin asnjërën prej tyre. Në ndeshjen tjetër, Fiorentina fitoi ndaj Lazios në Romë me rezultat 2:0 falë golave të Jovetic e Ljajic. /Vetem INFO/