4.3.13

Shënon lojtari mysliman, tifozët e lëshojnë stadiumin (Video)



Zaur Sadayev, futbollisti mysliman nga Çeçenia, i cili luan për ekipin izraelit Beitar Jerusalem, ka realizuar gol në barazimin e ekipit të tij Hapoel Tel Aviv, por reagimi i tifozëve ishte vërtetë i turpshëm. 

Pas shënimit të golit, një pjesë e tifozëve izraelitë e lëshuan fushën, në shenjë pakënaqësie për faktin se një futbollist mysliman shënon për ekipin e tyre. Përpos Sadayevit, në ekipin Beitar Jerusalem luan edhe futbollisti tjetër mysliman Dzhabrail Kadiyev, i cili ishte transferuar nga ekipi çeçen Terek Gorzny. Tifozët kanë kënduar kundër arabëve dhe myslimanëve, duke bërë slogane raciste. /albania24.info/

Izra