Gjyqtarët e kanë dëmtuar më së shumti Real Madridin këtë sezon. Sipas një studimi të së përditshmes AS, klubit madrilen i janë mohuar 10 pikë këtë edicion, pas gabimit të gjyqtarëve. Nëse nuk do të ekzistonin këto gabime, ‘Los Blancos’ do të ishin vetëm 3 pikë prapa Barcelonës, 12 xhiro pa përfunduar kampionati.
Ekipi madrilen është dëmtuar ne ndeshje me Osasunan, Betisin, Barcelonën, Getafen, Valencias, Levante dhe Valladolidit. Aktualisht, ‘Merengues’ janë 13 pikë prapa gjigantit katalunas. /albania24.info/