4.3.13

Chelsea, ekipi më i mirë në botë



Barcelona nuk është më ekipi më i mirë në botë. Në renditjen më të re të Federatës Ndërkombëtare për Histori dhe Statistika të Futbolit (IFFHS), ekipi që kryeson është Chelsea, edhe pse po kalon momente të vështira këtë edicion. Ky institut është bazuar në periudhën që përfshin datat 1 mars 2012 dhe 28 shkurt 2013. Ndryshimet në Top 10 janë evidente. Kampioni evropian gjendet në pozitën e parë me 307 pikë, duke përparuar për dy pozita.
Barcelona ka rënë për pesë pozita, nga vendi i parë në të pestin. Vendi i dytë i takon Atletico Madridit, i cili ndiqet nga Bayern Munichu. Në vendin e katërt renditet ekipi brazilian Corinthians. /albania24.info/

Top 10 e IFFHS-së

1. Chelsea 307 pikë
2. Atletico Madrid 304
3. Bayern Munich 292
4. Corinthians 287
5. Barcelona 283
6. Boca Juniors 281
7. Real Madrid 277
8. Juventus 241
9. Inter 234
10. San Paolo 230