Polemika gjatë ndeshjes Real Madrid-Barcelona, e cila përfundoi 2-1. Mbrojtësi i Barcelonës, Piqué është acaruar shumë me arbitrin për mos dhënien e një penalltie në minutat shtesë katalanasve dhe ka bërë gjestin e prangave tamam si tekniku Mourinho në vitin 2010.