Carlos Tevez e ka mbajtur Manchester Cityn në lojë për titull të kampionit në Premierligë. Sulmuesi argjentinas e shënoi golin e fitores për ‘Citizens’ ndaj Aston Villës, për t’ia siguruar tri pikë ekipit të Roberto Mancinit, në ndeshjen e zhvilluar sonte. Villa i pati rastet e veta, por nuk ia doli ta barazonte rezultatin. /albania24.info/