4.3.13

Ozil: Fituam në Barcelonë, mund të fitojmë edhe në Manchester


Mesut Ozil është optimist se Real Madridi mund ta fitojë ndeshjen ndaj Manchester Unitedin në Old Trafford, në të tetën e finales së Ligës së Kampionëve. Optimizmi i yllit turk është shtuar pas fitores së ekipit të Jose Mourinhos në Camp Nou, javën e kaluar. “Më duhet ta them se do të jetë një ndeshje e vështirë ndaj një ekipi mjaft të mirë. 


Por, ne e kemi demonstruar se çka mund të bëjmë. Kemi respekt për Manchesterin, por objektiv yni është që të luajmë siç dimë dhe ashtu mund të arrijmë suksese. Kur mundëm të fitonim në Barcelonë, mund të fitojmë edhe në Manchester”, u shpreh mesfushori turk.

“Mezi pres të luaj ndaj njërit prej ekipeve më të mira. E gjithë bota po na vëzhgon. Mbi të gjitha më motivon më së shumti fakti kur luaj kundër Barcelonës. El Clasico e ka një rëndësi enorme dhe ta mposhtnim Barçën në Copa del Rey ishte sensacionale”, vijoi ai. /albania24.info/