4.3.13

E mitura denocon 26-vjeçarin: Bëri seks me mua si nëpër filma



Një 26 vjeçar nga Korça është arrestuar nga policia me akuzën e përdhunimit të një 13 vjeçareje. Arrestimi erdhi pas denoncimit të M.Grazhdani, e cila ka akuzuar 26-vjeçarin Nikolin Samara se e ka rrëmbyer dhe e ka përdhunuar për orë të tëra, në një banesë 2- katëshe në fshatin Mborje, në periferi të Korçës. 



"Për orë të tëra, Nikoli ka kryer seks me mua. Nuk mundesha të njoftoja askënd, ndërsa më kishte lënduar shumë si psikologjikisht edhe fizikisht. Diku rreth orës katër të mëngjesit, mori një taksi dhe më çoi deri afër shtëpisë. Gjyshërit ishin shqetësuar shumë dhe kishin njoftuar prindërit, të cilët u kthyen nga emigracioni, pasi prej disa kohësh jetonin në Greqi. Ata e kuptuan gjendjen time dhe unë u tregova të vërtetën dhe bashkë me ta bëmë denoncimin për 26-vjeçarin që më shkatërroi jetën", ka treguar 13-vjeçarja.


Sipas Gazetës Shqiptare, ajo ka mohuar faktin se ka qënë e lidhur me Nikolin Samarën dhe ka treguar se ai prej kohësh e ngacmonte, por nuk e kishte menduar se do të arrinte deri këtu. 

"Unë jam nxënëse në klasën e shtatë dhe nuk kam pasur kurrë një lidhje dashurie, por 26-vjeçarin e njihja, pasi prej kohësh më ngacmonte, por kurrë nuk kemi pasur lidhje. Ai më ndiqte kudo. Nuk e mendoja në asnjë moment se mund të arrinte deri këtu. Tani jam në gjendje të rënduar. Ai bëri seks me mua pambarimisht përgjatë gjithë natës. Nuk ia uroj askujt këtë që më ndodhi mua. Ishte ora diku 17:00 e pasdites dhe bashkë me një shoqe shkuam të merrnim një shoqe tjetër për të dalë. Unë po rrija në rrugë ndërsa shoqja ime shkoi tek pallati afër. Në ato momente kalon Nikolini me makinë, pasi prej kohësh mëngacmonte dhe më ndiqte këmba-këmbës. Ai më tha të hipja në makinë, por unë nuk pranova. Më goditi në fytyrë dhe më pas me forcë më hipi në makinën e tij dhe shkuam në fshatin Mborje. 

Gjatë gjithë kohës isha e frikësuar dhe doja të bërtisja, por ai më kërcënonte. Kur mbërritëm në Mborje dikush i solli një çelës të banesës dykatëshe ku edhe më çoi dhe kreu marrëdhënie seksuale me dhunë, pa dëshirën time. I kërkova që të ndalonte dhe të më kthente në banesë, por ai kurrsesi nuk e pranonte një gjë të tillë. Bëri seks me mua si nëpër filma dhe nuk pranonte të më çonte në shtëpi edhe pse i përgjërohesha pambarimisht ", ka mbyllur rrëfimin e saj në polici e mitura. /albania24.info/