4.3.13

Rooney i frikësohet më së shumti Ronaldos


Wayne Rooney i frikësohet më së shumti Cristiano Ronaldos, para përballjes së të martës mbrëma në Old Trafford ndërmjet Manchester Unitedit dhe Real Madridit, në ndeshjen e kthimit të së tetës së finales së Ligës së Kampionëve. “Pa dyshim, do të thosha se lojtarit që më së shumti i frikësohem është Cristiano. Kam luajtur me të dhe e di se çka mund të bëjë ai. Është lojtari dhe personi ndaj të cilit kam më së shumti respekt tek ekipi i tij, është i jashtëzakonshëm”, tha ylli i Manchester Unitedit.


“Rezultati 1:1 në Madrid ishte rezultat i mirë për ne pasi kemi shënuar një gol jashtë shtëpisë sonë dhe na jep avantazh për ndeshjen e kthimit”, vijoi sulmuesi anglez. /albania24.info/