Futbollistët e Real Madridit e kurorëzuan sot dominimin ndaj Barcelonës në ndeshjet e fundit. Pas përfundimit të takimit, të cili ne fituan ndaj gjigantit katalunas me rezultat 2:1, disa prej tyre e bënë një fotografi, për t’u treguar të gjithëve për festën që mbretëronte në dhomën e zhveshjes.
Përpos heroit të ndeshjes, Sergio Ramos, fanella e së cilit shihet në fotografi, shihen edhe lojtarët tjerë ‘Los Blancos’, Cristiano Ronaldo, Luka Modric, Alvaro Arbeloa, Pepe dhe Michael Essien. Sigurisht, ‘djelmoshat’ e Jose Mourinhos kanë arsye për festë, pasi që e mposhtën dy herë brenda katër ditësh rivalin e përbetuar. /albania24.info/