27.11.12

Mos bini pre e postimit mbi privatësinë që po qarkullon në Facebook

Mos bini pre e postimit mbi privatësinë që po qarkullon në Facebook
E keni postuar edhe ju njoftimin mbi çështjet e privatësisë ne Facebook? Keni parë miqtë tuaj ta postojnë një gjë të tillë? Nëse nuk ju ka ndodhur asnjë nga këto më sipër, atëhere mos u shqetësoni. Është thjesht mashtrimi i rradhës. Në fakt, nuk është as një rreng i ri. Është thjesht përpunimi i një postimi të ngjashëm, pas së cilit ranë pre përdoruesit e Facebook-ut në fillim të këtij viti, kur kompania tregtohej në publik.
Në këtë postim thuhet me pak fjalë se “Në përgjigjje të direktivave të reja të Facebook-ut, unë deklaroj se mbaj të drejtën e autorit për të gjitha detajet e mia personale, ilustrimet, pikturat, shkrimet, publikimet, fotot dhe videot etj. (si rezultat i Konventës Berne).” Po ashtu thuhet se, për përdorimin komercial të materialeve të mësipërme duhet të merret lejë me shkrim dhe nxiten edhe përdoruesit e tjerë të Facebook-ut të ngrejnë padi në raste të tilla.
Atje kërkohet gjithashtu që edhe përdoruesit e tjerë të Facebook-ut ta postojnë këtë status. Janë të gjitha mashtrime! Robert Scoble, ikonë e mediave sociale, postoi për 434 000 të abonuarit në faqen e tij se “Nëse po postoni mbi të drejtat e autorit në Facebook dhe nuk keni kërkuar më parë mbi vërtetësinë e tij, atëherë jeni thjesht mendjelehtë.” Scoble u sugjeron njerëzve të bëjnë një farë kërkimi para se të postojnë pa pasur ndonjë ide se nga vijnë statuse të tilla. Në Snopes.com mund të gjeni informacionet e nevojshme para se të bëni "copy-paste" një postim të tillë.
Në fund të fundit, kur hapni një llogari në Facebook, jeni i detyruar të lexoni kushtet paraprake për të qenë pjesë e rrjetit social. Askush nuk ju detyron të hapni një llogari në Facebook dhe vetëm pasi të keni lexuar termat e përdorimit dhe pasi të keni rënë dakort me to, mund të keni profilin tuaj në Facebook. Nëse pranoni, atëhere duhet t’i bindeni rregullave ligjore të rrjetit social.
Siç shpjegon Snopes, ju nuk keni të drejtë të vendosni apo të ndryshoni kushtet e pranimit. Po ashtu, ai thekson se ju, nuk mund të kufizoni nga ana ligjore të drejtat e një entiteti tjetër që nuk është pjesë e marrëveshjes mes jush dhe Facebook-ut, thjesht duke vendosur një pjesë teksti në Timeline-n tuaj.
Privatësia e Facebook-ut është në fakt një çështje tepër delikate që është pjesë e polemnikave të herëpashershme. Gjithsesi, faqja ofron mundësi të ndryshme për kontrollin e privatësisë, të cilat mund t’i zgjidhni vetë sipas preferencave tuaja.