3.3.13

Milani "fundos" Lazion me rezultat bindes (VIDEO)



Milani është treguar bindës duke e mposhtur Lazion me rezultat bindës 3:0, për t’u futur në Top 3. Skuadra Rossonere e ka shfrytëzuar mjaft mirë epërsinë numerike, për ta bërë një lojë të shkëlqyeshme. 

Ekipi Biancocelesti ka mbetur shumë herët pa një lojtar, kur Candreva u ndëshkua me karton të kuq (17’). Më pas, çdo gjë u shkoi për dore vendësve, të cilët realizuan dy gola me anë të Gianpaolo Pazzinit dhe një tjetër me Kevin Prince Boateng. Në fund, Niang e qëlloi tërthorësen. Në pjesën e dytë tek Lazio u fut në lojë edhe futbollisti kosovar Lorik Cana. Pas kësaj fitoreje, Milani ia rrëmbeu Lazios pozitën e tretë, e cila qon në Ligën e Kampionëve. /albania24.info/