Ne Bruksel ka përfunduar raundi i gjashtë i bisedimeve ne mes të Kosovës dhe Serbisë qe u mbajt me ndërmjetësimin e Baroneshës Ketrin Eshton.
Me këtë rast, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi tha se nuk ka marrëveshje për kompetenca ekzekutive për asociacionin e komunave serbe ne Kosovë. Ai po ashtu tha se me Daciqin dhe Eshtonin do të takohen serish me 20 mars.
Sipas tij është arritur marrëveshje gojore për tërheqjen e strukturave serbe të sigurisë nga veriu i Kosovës.Edhe Zëdhënësja e Eshtonit, Maja Kocijançiq ka thënë sot se dialogu ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit ka hyrë në fazën kyçe dhe se është në interes të të dyja palëve që të arrijnë deri te kompromisi. Ndryshe, ky takim është vlerësuar nga zyrtarët evropianë si takim historik për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë./albania24.info/