Andrea Stramacioni ka ironizuar liderët e Serie A, skuadrën e Juventusit pas fitores me Catanian. Pas fitores me Catanian, Stramacioni tha në një deklaratë për një televizion italian se Catania është skuadër që vështirë mposhtet në terrenin e saj.
Gazetari i tha se aty ka fituar këtë edicion edhe Juventusi. “Të lutem mos e përsërit më frazën ‘Edhe Juventusi ka fituar këtu’ sepse ata nuk kanë fituar këtu, të gjithë e dimë se çfarë ndodhi në atë ndeshje. E dimë ne se si fiton Juventusi” deklaroj Stramacioni./albania24.info/