Spanja është tronditur nga aksidenti i djeshëm hekurudhor, ku gjetën vdekjen dhjetra persona.
Hetimet e para kanë treguar se shkak për aksidentin e tmerrshëm ka qenë shpejtësia tre herë më e madhe nga sa lejohej, nga ana e drejtuesit të trenit, Francisco José Garzón Amo.

Ai e ka pranuar se pak para aksidentit ka qenë duke ecur me një shpejtësi 190 km në orë, në një vend ku shpejtësia maksimale lejohej vetëm 80 km në orë.

Por, kjo nuk ishte hera e parë, pasi Amo duket se ka qenë i pasionuar pas shpejtësisë.
Ai krenohej në faqen e tij zyrtare në Facebook, për shpejtësinë e madhe me të cilën ecte dhe kishte publikuar edhe foto reale të kilometrazhit me të cilin ecte.

Një prej fotove të publikuara në vitin 2012, tregonte se ai ishte duke ecur me 200 kilometra në orë.

Fotot janë publikuar nga gazeta spanjolle ABC, ndërkohë që faqja në Facebook e tij është fshirë menjëherë
