27.7.13

Gjume i qete ne vere? Vendosni jastekun ne frigorifer


Dëshironi të flini gjumë të qetë dhe të “luftoni” vapën? Një ekspert i gjumit ka zbuluar një “ilaç” shumë efikas: vendoseni jastëkun në frigorifer. Temperaturat e larta, deri në mbrëmje vonë, ndikojnë në procesin e ftohjes natyrale të trupit, ndërsa përgatitemi për të rënë në gjumë.
 “Trupi normalisht lëshon nxehtësi nëpërmjet duarve, fytyrës dhe këmbëve gjatë periudhës së përgatitjes për gjumë, dhe vazhdon të ftohet deri rreth orës 4.00 të mëngjesit”, thotë dr. Chris Idzikowski, drejtori i qendrës së gjumit i Edinburgut. Por nëse diçka parandalon rënien e temperaturës, cilësia e gjumit zhvlerësohet dhe më pas është e vështirë të flihet përsëri gjumë. Çfarë duhet të bëni?
Jastëkun në frigorifer, ja ideja
Vendosni jastëkun tuaj në frigorifer gjatë ditës dhe vendoseni më pas atë në krevat përpara se të shkoni të flini. Do t’ju ndihmojë të ndiheni më të freskët dhe ta vuani më pak vapën. Por në përgjithësi më e rëndësishme është zgjedhja e shtresave të krevatit. Fibrat natyrale janë më të mirat, kështu që evitoni një dyshek me material sintetik. “Provoni të përdorni një mbulesë dysheku me mbushje pambuku”, sugjeron Idzikowski. Fibrat natyrale heqin lagështinë nga lëkura. Më mirë përdorni pizhame të gjata, pambuku ose mëndafshi, sesa të flini lakuriq.