5.10.12

Sa i vjeter eshte qeni/macja ime ? Perllogaritja me moshen e njeriut .

Shumica e njerezve mendojne se per te krahasuar moshen e qenve dhe maceve me moshen e njeriut eshte fare e thejshte.

Mjafton qe mosha e tyre te shumezohet me shtate.Per shembull nje qen ose mace 4 vjecar eshte ekuivlent me moshen e nje njeriu 28 vjecar.

Nuk eshte fare e vertete.
Si mund te thuhet se nje qen 1 vjecar eshte njesoj nga mosha si nje femije 7 vjecar ?Sa njerez ne moshen 7 – vjecare jane seksualisht aktive dhe te afte per te riprodhuar ?
Qente dhe macet ne moshen 1 vjecare jane te afte te kene femije .Po ashtu dhe ne moshen 10 vjecare ( qe sipas llogarive ne moshen e nje njeriu 70 vjecar.
Po si llogaritet mosha e miqve tane te vegjel?
QENI :
Pjekuria ecen shume shpejt 2 vitet e para ne nje qen, por ndryshon ne rraca te ndryshme.
Rracat e medha ( me peshe te madhe) , piqen shpejt dhe rrojne pak.Kur ata arrijne moshen 5 vjecare , konsiderohen  “moshe madhore”
Rracat mesatare ( me trup mesatar) e arrijne zakonisht kete moshe kur behen 7 vjec.
Kurse rracat e vogla ( trup vogel) , e arrijne moshen madhore kur behen 10 vjec.
Shume veterinere jane dakord se formula qe do te sjellim afrohet me shume me ekuivalentimin midis moshes se qenit dhe moshes se njeriut.
Mendohet se nje qen i moshes rreth 1 vite eshte pak a shume sa nje femije i moshes 12 vjecare dhe nje qen i moshes rreth 2 vjec , eshte barabarte me nje te ri te moshes 24 vjecare.
Pas kesaj moshe shtohen 4 vjet te moshes se njeriut per 1 vit te moshes se qenit ( Shembull : Nje qen 4 vjecar do te jete barabarte me nje njeri te moshes 24 vjecare )
Kjo metode eshte bazuar duke marre parasysh fillimin e moshes se maturimit , ne vitet e para te jete se nje qeni , dhe gjithashtu ngadalesimin e maturimit ne vitet e mepasshme.
Pak me poshte po paraqesim nje tabele te moshes se qenit e krahasuar me ate te njeriut.:

Mosha e qenit123456789101112131415161718
Mosha e njeriut122428323640444852566064687276808488
Jetegjatesia mesatare e nje qeni eshte llogaritur rreth moshes 13-14 vjecare, por theksojme se kjo varion ne varesi te rraces se qenit.Sa me trup madh te jete qeni juaj , aq me pak kohe do te jetoje. Qente femra sipas studimeve jetojne me gjate.
MACET:
Tani te bejme nje paraqitje te shkurter te nje formule te thjeshte per llogaritjen e moshes se moshes se maceve e krahasuar me ate te njeriut:
Supozohet se nje mace e moshes 1 vjecare eshte ekuivalente me nje njeri te moshes 15 vjecar dhe nje mace e moshes 2 vjecare e barabarte me nje njeri te moshes 24 vjecar. Dhe pas kesaj shtohen 4 vjet te moshes se njeriut per cdo vit te moshes se maces ( Shembull : Nje mace e moshes 4 vjecare do te jete sa nje njeri i moshes 32 vjecar )
Tabela e meposhtme tregon llogaritjen e kesaj formule:
-->
Mosha e maces1234567891011121314151617181920
Mosha e njeriut1224283236404448525660646872768084889296