12.5.13

Ronaldinho, 23 gola ne nje ndeshje


Ronaldinho ka hyrë në histori të futbollit për shumë motive, por njëri prej tyre është vërtet i pabesueshëm. Uebfaqja PKfoot.com ka zbuluar se kur ishte 13 vjeç, përfaqësuesi brazilian kishte shënuar 23 gola në një ndeshje të vetme, e cila kishte përfunduar 23-0. 

Bëhet fjalë sigurisht për një ndeshje kur ishte në shkollë.

Ishte viti 1993, dy vjet pasi ishte ftuar për herë të parë në ekipin e të rinjve të Gremios.
Ishte pikërisht ai moment kur mediat kanë filluar të flisnin, për herë të parë për Gauchon, i cili më pas e ka nisur një karrierë fantastike, duke veshur fanellat e klubeve të njohura si PSG, Barcelona e Milan.