12.5.13

Mourinho pergezon Barcelonen: E merituat!


Trajneri portuges i Real Madridit, Jose Morinho, ka përgëzuar skuadrën e Barcelonës për titullin e La Ligas. Barazimi i Realit në fushën e Espanyolit. i bëri matematikisht kampion katalanët ndërsa Jose Mourinho deklaroi se ky titull ishte plotësisht i merituar nga ata. 

“Para së gjithash, unë dua ta përgëzoj Barcelonën, trajnerët e tyre, lojtarët e tyre, tifozët e tyre,mendoj se gjëja më logjike është t’i përgëzoj ata për titullin”, deklaroi Mourinho pas ndeshjes me Espanyolit. Ky ishte titulli i 22-të në histori të klubit katalan, ndërsa titulli i 4-të në pesë vitet e fundit./albania24.info/