12.3.13

Ushqimet, cilat na ngrejnë humorin dhe cilat nervat



Jeni poshtë me moralin? S’jeni fare në humor? Zgjidhja është që të hani sa më shumë. Dhe sidomos, ushqimet e duhura. Kjo pohohet nga studimi më i fundit i kryer nga Universiteti i Montrealit në Kanada.
Sipas të cilit, të hash sa më shumë ushqime, arrin të krijojë një ndjesi të mirë humori dhe lehtëson depresionin. Por cilat janë konkretisht ushqimet që na e ngrejnë humorin?
Janë pikërisht ato të pasura me karbohidrate të cilat duhet që t’i kemi patjetër në dietën tonë të përditshme si makaronat, buka, orizi dhe të tjera drithëra.
Por edhe ëmbëlsirat kanë aftësinë që të ndikojnë pozitivisht në gjendjen tonë të humorit, pasi rritin nivelin e sheqernave në gjak, e kësisoj një ndjenjë të mirë kënaqësie. Ekspertët e shpjegojnë shkencërisht këtë me efektin pozitiv që jep  dopamina, neuroni i cili dërgon një sinjal për ngritje humori direkt në trurin tonë.
Ndërkaq, edhe dieta e Mesdheut përmendet si e duhura për të patur humorin e duhur, përveç aspekteve pozitive të shëndetit që ajo përmban, citon noa
Nga ana tjetër, ekspertët e lidhin humorin tonë të keq, me mungesën e serotoninës, substancë kjo që prodhohet nga truri, kur hamë ushqimet e lartpërmendura. Por gjithashtu humori i keq duket se na vjen edhe nga konsumi i djathit, mishit, peshkut. Sidomos nëse ato janë të konservuar ose të tymosur. Por edhe nëe e teprojmë me konsumin e tyre, sikundër ndodh edhe me alkoolin, gota e parë e të cilit na pëlqen, pastaj me të tjerat nisim të përjetojmë gjendje çoroditje dhe ankthi në të njëjtën kohë./vetem info/