
Një ekip studentësh nga Universiteti i Algarve në Portugali ka dizajnuar një projektor quajtur Pool Live Aid, që krijon në kohë reale parashikimet e gjuajtjeve në bilardo.
Projektori vendoset mbi bilardodhe analizon pozicionin e bilës, pastaj zbulon vijat që korrespondojnë me të në lidhje me stekën, e cila shkëlqen mbi tavolinë Ricardo Alves, një student i inxhinierisë elektronike në universitet, ka projektuar pajisjen me shokun e tij Luís Sousa, shkruan portali "vetem info".
“Kemi zhvilluar një algoritëm që gjen dhe analizon pozicionin e bilës,” ka thënë Alves. “Ai zbulon vijat që përputhen me stekën.”
Dyshja ka projektuar pajisjen si një projekt përfundimtar për klasat e tyre./albania24.info.
Ndiqni pamjet :