12.3.13

Një burrë dhe një grua byten në përroin e Zaranikës, ishin të dehur

19

Dy persona kanë gjetur vdekjen mesditën e sotme në Elbasan.
Burimet thanë për alb-observer.com se ngjarja e rëndë është shënuar mesditën e sotme ku dy persona të komunitetit rom të cilët ishin komshinj, janë rrëzuar aksidentalisht në përrua duke i marrë rrjedha me vete.
Miranda Ramazani 34-vjeç, dhe Agim Jashari, ndodheshin pranë përroit, kanë rrëshkitur aksidentalisht dhe kanë rënë në përrua.
Pas ngjarjes menjërë aty kanë mbërritur forcat e policisë por kanë mundur të nxjerrin vetëm trupat e viktimave pa mundur tju shpëtojnë jetën.
Nga operacioni i nxjerrjes së trupave ka mbetur i dëmtuar edhe një punojës i policisë./albania24.info/