Ka kaluar pothuajse një vit dhe pjesa zikaltër e Milanos duket se po përjeton një déjà vy. Gjithçka duket e njëjtë, pozicioni në klasifikim, kriza e rezultateve, humbja ndaj Bolognas dhe mbi të gjitha një trajner me një këmbë më shumë jashtë se brenda. Shoqëria zikaltër nuk mund të dalë në përfundime sepse sezoni ndodhet në një pikë delikate, por ajo që e tensionon më shumë situatën është fakti se gjatë këtij viti u presupozua një fazë e ndërmjetme që do të ushqente projektin e rinovimit.
Emra të freskët për Stramaccionin janë shtuar në listë, por është gjithashtu është më shumë se e vërtetë që ata nuk po arrijnë të bëjnë diferencën në fushë. 10 janë ndeshjet vendimtare deri në fund të sezonit, pa përfshirë atë kundër Tottenhamit që me shumë mundësi do të shërbejë thjesht për statistika. Edhe një vit më parë Interi e zyrtarizoi krizën me atë humbje ndaj Bolognas. Po kështu, një vit më parë, Juventusi kryesonte bindshëm kampionatin, ndërsa Claudio Ranieri u dorëzua duke u larguar nga skuadra në 25 Mars. Me pak fjalë, Interi vazhdon të mbetet aty, afër zonës Champions League që më shumë se për pikët që e ndajnë nga Milani, duket larg për shkak të asaj që po tregon në fushë.
Kjo situatë nuk ka si të mos e shqetësojë presidentin Massimo Moratti që ka rihapur bllokun e shënimeve për të fshirë nga pluhuri i harresës emrat e lakuar kohë më parë. Dyshja Figo-Baresi mbetet prapa derës, sidomos nëse skuadra nuk reagon në tre ndeshjet e radhës, ndërsa projekti afatgjatë parashikon rikthimin e brazilianit Leonardo, jo në pankinë por në nivelet më të larta drejtuese, në versionin Galliani interist. Në rast se kjo hipotezë realizohet, duhen vlerësar hapësirat e drejtorit teknik Marco Branca, atij sportiv, Piero Ausilio dhe drejtorit të përgjithshëm Marco Fassone.
Ky i fundit, si një ish i Napolit, jo rastësisht lidhet me emrin e Walter Mazzarrit, trajnerin që Interi e çmon shumë për bagazhin teknik. Në të njëjtën kohë nuk duhen lënë jashtë vëmendjes as emrat e Laurent Blanc dhe Walter Zengas. Hipoteza të shumta këto që vërtiten mbi kokën e Stramaccionit që vazhdon të mbetet timonieri i anijes, deri në momentin që Massimo Moratti të thotë fjalën e fundit…/albania24.info/