
Ndërmarrja Symbolics ndërtoi sisteme kompjuterike në Kembrixh, Mass, duke bërë stacione punuese që funksiononin në një gjuhë softuerike të quajtur Lisp.
Në fakt, Symbolics ishte duke prodhuar stacione punuese kompjuterike përpara se të ekzistonte termi “stacione punuese”. Megjithëse ende është duke gumëzhitur, duke bërë disa ambiente të specializuara për programim, bumi i kompjuterëve personalë e la prapa ndërmarrjen Symbolics.
Por tani kjo ndërmarrje është duke përdorur një domein të ri – symbolics-dk.com.
Një ndërmarrje e ashtuquajtur si vlerësuese reale virtuale, XF.com Investments, bleu domeinin e parë në vitin 2009 për një shumë që nuk është treguar.

Ai shkroi në një postim për të shënuar ditëlindjen e domeinit të tij: “E di që jeni këtu sepse ju lexoni, diku, që sot është përvjetori i emrit të parë të domeinit të regjistruar. Unë jam duke e përdorur këtë URL unike për blogun tim personal për emrat e domeineve, e-Biznes dhe idetë për nisma. Nëse zgjidhni që të rrini pranë, kjo do të ishte mirë me mua.”
Ndërkohë, domeini i parë shqiptar i regjistruar është upt.al, që paraqet uebfaqen zyrtare të Universitetit Politeknik të Tiranës. (PC World Albanian)