
Aktori i filmave aksion, Jason Statham, është kënaqur i zhveshur nën dush së bashku me Jennifer Lopezin, gjatë xhirimit të skenave për filmin e ri të quajtur “Parker”.
Në filmin e ri, aktori anglez luan rolin e një hajni të cilin e kanë tradhtuar bashkëpunëtorët dhe e kanë lënë të vdesë.
Mirëpo, në luftën e tij për mbijetesë, ai gjen kohë të kryejë marrëdhënie intime me agjenten Leslie, të cilën e luan J.Lo.
“Ajo është aq e mirë, ndërsa gjatë xhirimeve ishte e jashtëzakonshme”, citon The Sun fjalët e Statham.