
Policia ka arritur të arrestojë 26 vjeçarin, i cili kishte rrëmbyer dhe përdhunuar gjimnazisten 16-vjeçare.
Minorenia me inicialet E.GJ. ishte duke shkuar në pallatin ku banonte, kur një 26-vjeçar e ka marrë me forcë në rrugë dhe e ka futur në makinën e tij.
Pasi e ka bërë përdhunuar gjithë natën, Kevert Tirtja e ka lënë të lirë viktimën.
Burime zyrtare nga Drejtoria e Policisë së Qarkut të Lezhës bëjnë me dije, se ngjarja ka ndodhur pasditen e së enjtes në qytetin e Laçit.
Menjëherë pas denoncimit të vajzës dhe të prindërve të saj, efektivat e Komisariatit të Policisë së këtij qyteti kanë mundur të vënë në pranga autorin e krimit, i cili akuzohet për "Kryerje të marrëdhënieve seksuale me dhunë me të mitura", si dhe për "Armëmbajtje pa leje"