
Venezia - Një propozim më se i veçantë dashurie ku 36 vjecari Danny Burns së bashku me një grup këngëtarësh dhe kërcimtarësh i propozoi të dashurës së tij Shonagh Daly 31 vjeç, në mes të sheshit në Venezia.
Nëpërmjet këngës “You Make My Dreams Come True”, ose e thënë ndryshe “Ti i kthen ëndrrat e mia në realitet”, 36 vjeçari u ul në gjunjë para të dashurës së saj me unazë në dorë para syve të qindra turistëve për ti propozuar.

Ai i kishte mbajtur çdo gjë sekret dhe kjo surprizë e shokoi totalisht Shonën, kur kërcimtarë dhe këngëtarë jepnin shfaqje vetëm për të.
Çdo gjë u filmua nga të afërmit e djalit, ndërsa vajza mes emocionesh iu hodh në krah njeriut të zemrës dhe e pranoi.
Siç informon noa.al Shonagh e ka planifikuar martesën e tij në bordin e një anije, ndërsa tregoi vështirësitë e hasura për mësimin e koreografisë dhe këngës për propozimin.



