
Jennifer Lopez është shpërthyese në skenë. Ajo është plot energji dhe pasion, duke e bërë publikun me vete.
Nga njëra anë këngët dhe nga ana tjetër prezenca e saj në skenë, bëjnë që divës latine t’i shtohen mijëra adhurues çdo ditë e më shumë.
Tashmë ajo ka nisur turneun e saj nëpër botë dhe kudo adhurohet. Edhe kërcimtarët e saj janë shumë të aftë dhe atmosfera elektrizohet.
Fotot e mëposhtme janë shkëputur nga koncerti që ajo dha në Portugali.