5.10.12

Messi bëhet baba?

Lionel Messi dhe Antonella Roccuzo


Superylli argjentinas, Lionel Messi, është bërë baba. Kështu raportojnë mediat spanjolle, megjithëse akoma nuk është konfirmuar.
Është pritur që Antonella Roccuzo, e fejuara e sulmuesit të Barcelonës, ta lindte fëmijën në javën e ardhshme, mirëpo gazetat shkruajnë se ajo ka sjellë në jetë djalin Thiago në orët e hershme të ditës së sotme (e premte).

Messi dhe Antonella janë fejuar para dy vitesh, ndërsa e mbajnë larg mediave lidhjen e tyre.
Ata janë njohur që në fëmijëri, pasi prindërit e tyre janë miq, ndërsa lidhjen e kanë filluar në vitin 2009, kur 25-vjeçari kishte qëndruar për pushime dimërore në qytetin e lindjes, Rosario.