-->
Facebook më në fund ka filluar fshirjen e mijërave llogarive të rreme dhe largimin e pëlqimeve të paligjshme në një përpjekje për të pastruar rrjetin social.Nuk është e qartë sa llogari janë fshirë deri tani, por shumë nga faqet kanë pasur rënie në numrat e miqve dhe pëlqimeve gjatë dy ditëve të fundit.TechCrunch raporton se Facebook ka konfirmuar se “po pastron llogaritë e rreme dhe pëlqimet e faqeve për të përmirësuar integritetin që njoftoi muajin e kaluar.”Doni të shihni rezultatet? Faqja e Zynga Texas Holdem humbi 96.000 pëlqime në një ditë të vetme, Lady Gaga humbi 31.700 në të njëjtën periudhë.Nuk ka dyshim se disa njerëz do të jenë të mërzitur për të parë rënie e tifozëve të tyre. Por më e rëndësishmja, fshirja e të gjitha këtyre llogarive të rreme do të thotë më pak emaile të padëshiruara dhe kjo është e mirë për të gjithë