Më 13 nëntor, dikush në botë do heqë dorë nga një diamant i rrallë, por do fusë në arkën e tij disa miliona dollarë më shumë.
Shtëpia e ankandeve Christie’s ka vendosur të nxjerrë për shitje një nga gurët e çmuar më të bukur e më të rrallë që njeh bota.
Për shitje do jetë diamanti Duka Jozef, që pritet të kapë vlerën 15 milion dollarë kur të dalë në ankand në Gjenevë.
Sipas kësaj shtëpie, ky diamant është zbuluar në minierën e famshme Golkonda, në mes të Indisë, që prej shumë kohësh njihej si vendi i vetëm nga ku dilnin diamantet.
Diamanti Duka Jozef është 76.02 karat. E ka marrë emrin sipas dukës Jozef August, në pronësi të të cilit ka qenë dikur.
Se kur ky diamant erdhi në pronësi të Habsburgëve, nuk dihet.
Në vitin 1933 mendohet se atë e ka blerë një blerës anonim.
Diamanti doli në ankand në vitin 1993. Për të u ofruan 10 milion dollarë, por nuk u shit, duke menduar se më vonë do kapë më shumë.
Dhe në fakt çmime e diamanteve janë rritur ndjeshëm.
Megjithatë shuma 15 milion dollarë nuk është rekord. Një diamant blu është shitur në vitin 2008 për 24 milion dollarë dhe dy vjet më vonë ndërroi pronësi për shumën rekord të 46 milion dollarëve.