5.10.12

Coutinho kërkon fitore ndaj Milanit

Philippe Coutinho (Foto: Getty Images)


I riu i Interit, Philippe Coutinho, mezi pret sfidën Derbi della Madonnina ndaj Milanit që zhvillohet të dielën dhe pret një ndeshje të vështirë.

Nerazzurrët fituan me rezultat 4-2 ndeshjen e fundit në Serie A kundër rivalëve të hidhur, të zhvilluar në maj, dhe braziliani shpreson ata të shënojnë edhe një fitore tjetër këtë vikend.
-->
“Derbi gjithmonë është një ndeshje e vështirë, shpresojmë se ne do të jemi në gjendje të vazhdojmë me formën e treguar në disa ndeshjet e fundit dhe të nxjerrim edhe një fitore tjetër”.
“Nuk e di nëse do të startoj kundër Milanit. Shpresoj po, por i takon trajnerit të marrë vendimin përfundimtar”, ka thënë Coutinho