27.7.13

Tragjedia ne Spanje, shoferi mburrej ne Facebook per shpejtesine


Spanja është tronditur nga aksidenti i djeshëm hekurudhor, ku gjetën vdekjen dhjetra persona.
Hetimet e para kanë treguar se shkak për aksidentin e tmerrshëm ka qenë shpejtësia tre herë më e madhe nga sa lejohej, nga ana e drejtuesit të trenit, Francisco José Garzón Amo.
Ai e ka pranuar se pak para aksidentit ka qenë duke ecur me një shpejtësi 190 km në orë, në një vend ku shpejtësia maksimale lejohej vetëm 80 km në orë.
Por, kjo nuk ishte hera e parë, pasi Amo duket se ka qenë i pasionuar pas shpejtësisë.
Ai krenohej në faqen e tij zyrtare në Facebook, për shpejtësinë e madhe me të cilën ecte dhe kishte publikuar edhe foto reale të kilometrazhit me të cilin ecte.

Një prej fotove të publikuara në vitin 2012, tregonte se ai ishte duke ecur me 200 kilometra në orë.

Fotot janë publikuar nga gazeta spanjolle ABC, ndërkohë që faqja në Facebook e tij është fshirë menjëherë

Gjume i qete ne vere? Vendosni jastekun ne frigorifer


Dëshironi të flini gjumë të qetë dhe të “luftoni” vapën? Një ekspert i gjumit ka zbuluar një “ilaç” shumë efikas: vendoseni jastëkun në frigorifer. Temperaturat e larta, deri në mbrëmje vonë, ndikojnë në procesin e ftohjes natyrale të trupit, ndërsa përgatitemi për të rënë në gjumë.
 “Trupi normalisht lëshon nxehtësi nëpërmjet duarve, fytyrës dhe këmbëve gjatë periudhës së përgatitjes për gjumë, dhe vazhdon të ftohet deri rreth orës 4.00 të mëngjesit”, thotë dr. Chris Idzikowski, drejtori i qendrës së gjumit i Edinburgut. Por nëse diçka parandalon rënien e temperaturës, cilësia e gjumit zhvlerësohet dhe më pas është e vështirë të flihet përsëri gjumë. Çfarë duhet të bëni?
Jastëkun në frigorifer, ja ideja
Vendosni jastëkun tuaj në frigorifer gjatë ditës dhe vendoseni më pas atë në krevat përpara se të shkoni të flini. Do t’ju ndihmojë të ndiheni më të freskët dhe ta vuani më pak vapën. Por në përgjithësi më e rëndësishme është zgjedhja e shtresave të krevatit. Fibrat natyrale janë më të mirat, kështu që evitoni një dyshek me material sintetik. “Provoni të përdorni një mbulesë dysheku me mbushje pambuku”, sugjeron Idzikowski. Fibrat natyrale heqin lagështinë nga lëkura. Më mirë përdorni pizhame të gjata, pambuku ose mëndafshi, sesa të flini lakuriq.

Ktheni bicikleten ne motociklete me kete pajisje


Një pajisje elektrike me bateri të karikueshme është ndërtuar për të ‘kthyer’ biçikletën në motoçikletë.
Qëllimi i kësaj aparature është që të përdoret në momentin kur drejtuesi i biçikletës të lodhet. Aparatura ngjason me një elektromotor në miniaturë, i cili shfrytëzon energjinë e baterive të karikueshme.
Ky aparat mund të vendoset në të dyja gomat e biçikletës dhe funksionon si motor, duke i vënë në lëvizje ato. Me vetëm 2 orë karikim mund të përshkosh plot 25 km.

5 ceshtjet qe duhen biseduar para marteses


Para se ta merrni hapin e ardhshëm më të rëndësishëm në lidhjen tuaj, ju duhet të qartësoni disa gjëra dhe të siguroheni se keni të njëjtat qëndrime
 1) Qëllimet jetësore
Kjo është e para dhe më e rëndësishmja. Ju mund të mos keni ide të qarta se çfarë dëshironi të bëni me jetën tuaj tani, por mund të bisedoni me gjysmën tuaj tjetër se ku do të dëshironit të jeni më vonë në jetën tuaj. Kjo është një gjë esenciale që duhet ditur.
2)  Fëmijët
Nganjëherë kjo temë mund të ndikojë në fillimin e shumë grindjeve. Nëse partneri juaj do gjashtë fëmijë dhe ju nuk dëshironi më shumë se dy, kjo mund të shkaktojë mjaft probleme. Megjithatë, ju duhet ta bëni këtë bisedë para se të vendosni për hapin e ardhshëm në lidhjen tuaj – martesën.
3)  Lokacioni
Duhet të flisni për vendin ku do të jetoni pas martesës. Nëse ai dëshiron të jetojë jashtë vendit dhe ju dëshironi të jeni afër familjes suaj, ndoshta është më mirë që ta vendosni këtë para se të jetë shumë vonë.
4)  Familja
Nëse ju jeni shumë e lidhur me familjen, kurse partneri juaj jo, kjo mund të shkaktojë shumë paqartësi dhe grindje në të ardhmen. Duhet të kuptoni se nëse ai nuk e do familjen e tij, atëherë nuk mund të ketë respekt as për tuajën.
5)  Financat
Kjo është një temë më e vështirë. Ju duhet t’i qartësoni të gjitha vështirësitë që keni me financa, para se të martoheni, në mënyrë që të mos ndodhin keqkuptime më vonë, kur mund të jetë e pamundur të ktheheni prapa për të rregulluar çështjen.

Moratti-Thohir, pranë marrëveshjes


Bisedimet Moratti-Thohir për shit-blerjen e aksioneve të Interit kanë marrë një kthesë të papritur pasditen e së premtes. 

Miliarderi indonezian ka zbritur në Milano ku është takuar me presidentin zikaltër. Në përfundim të bisedimeve, para mediave ai tha se do të rikthehet shumë shpejt në Itali dhe se tashmë kishte bërë ofertën e tij, e i takonte Moratti-t të vendoste.

Shpresoj të kthehem shpejt, tha Thohir mëngjesin e së shtunës kur la Italinë. Pyetjes së gazetarëve të interesuar se ku kishin ngecur bisedimet mes palëve dhe se cfarë pengonte arritjen e një marrëveshjeje, indoneziani iu përgjigj duke thënë se për këtë duhet të pyetet familja Moratti, për të cilën shtoi se kishte respekt.

“Kam shumë respekt për traditën e klubit dhe për familjen Moratti”, tha ai.

Sipas mediave sportive italiane, Thohir ka këmbëngulur për të blerë të paktën 65-70 për qind të aksioneve, ndërsa familjes Moratti, aq të lidhur me klubin, i ka premtuar rol aktiv në vendimmarrjen e ardhshme të klubit, nëse do të blihej prej tij.

Ndërsa vetë presidenti i Interit ka deklaruar se nuk ka arsye pse të nxitohet me mbylljen e shpejtë të marrëveshjes, ndërsa në horizont për blerjen e aksioneve të Interit është shfaqur një tjetër industrialist indonezian.

Google Play ka 1 milion aplikacione


Google Play ka tashmë 1 milion aplikacione, prej së cilave 500 000, pra gjysma e tyre, janë shtuar vetëm gjatë vitit të fundit. Lajmin e ka bërë të ditur vetë kompania gjatë eventit që mbajti në San Françisko.
Sundar Pichai, i cili drejton skuadrat e Android dhe Chrome në Google, u shpreh se rritja e numrit të aplikacioneve dëshmon dukshëm një nga pikat më të forta të Android-it, si në smartfonë ashtu edhe në tabletë.
Në qershor, Apple deklaroi se kishte mbi 900 000 aplikacione në App Store. Edhe pse mund të ketë ndodhur që edhe Apple të ketë kaluar shifrën e një milion aplikacioneve, Google ishte i pari që bëri lajmërimin për dyqanin e vet.
1 milion aplikacione është një shifër e jashtëzakonshme për Google dhe Android-in. Kjo do të thotë se Android është jo vetëm platforma më popullore e smartfonëve në botë, por ai ka njëkohësisht edhe numrin më të madh të aplikacioneve.
Përveç lajmërimit të arritjes së një milion aplikacioneve, Pichai shtoi se nga Google Play janë bërë mbi 50 miliardë shkarkime, një rritje prej 20 miliardë që ishte një vit më parë – si dhe të ardhurat për përdorues janë rritur me 2.5 herë krahasuar me vitin e kaluar.

Pregatisni trilece ne shtepi



Trileqe është ëmbëlsira e cila aq shumë është duke u kërkuar nëpër restorante dhe pastiçeri tek ne. Është një ëmbëlsirë e lehtë dhe mund ta përgatisni edhe në shtëpi.
Përbërësit:
6 vezë400 gr sheqer400 gr miell1 pluhur paste1vanil sheqer1/2 lit. ajkë “Hoplla”½ lit qumësht300 gr qumësht pluhur “Nestlle”1/2 kg karamel.
Përgatitja:
Tunden të bardhat e vezëve gjersa të shkumojnë mirë. Shtohet sheqeri për të vazhduar tundja, gjersa masa të formohet shkumë e qëndrueshme.
Shtohen të verdhat dhe vazhdon tundja. Kësaj mase i shtohet mielli i përzier me pluhur paste dhe sheqer vanilje, duke e përzier me lugë, gjersa masa të kompaktësohet.
Brumi derdhet në tepsi shporeti të shtruar me letër të yndyrshme,ose të lyer me yndyrë dhe të përmillur.
Futet në furrë të nxehtë me temp.180 gardë Celsius që të piqet për afro 30 min. Pasi të ftohet pak përmbyset, largohet letra.
Në tepsi ku është pjekur, derdhet ajka dhe mbi të vendoset pandispanja e pjekur. Me ½ lit. qumësht të ftohtë, trazohet qumështi pluhur dhe pasi të përzihet mirë, në mënyrë që mos të mbesin kokrriza qumështi, përzihet me 1 lit. qumësht të vakët. Kjo masë qumështi (1,1/2 l.) hidhet mbi pandispanjë duke e shpuar me piru në rast nevoje,që ta pijë mirë qumështin.
Nëse karameli është mjaftueshëm i trashë, hidhet mbi, e nëse është i hollë, mirë është ai të qitet mbi trileqe atëherë, kur edhe shërbehet,kuptohet pasi të pritet në katrorë.

Suarez kercenohet me vdekje


Sulmuesi i Liverpoolit po kercenohet me vdekje. Ylli i Livepool ka pranuar mesazhe kërcënuese me vdekje pas paralajmërimit të tij se mund të ikë nga Liverpooli.Sipas policisë në adresë të Suarez kanë arritur dhjetëra kërcënime të ndryshme.

“Suarez, Arsenalin ose vrasjen”, “Shko por nuk kthehesh më”, “Fanelën që të bëri të njohur, apo fanelën e gjakosur”, ishin disa nga kërcënimet e bëra ndaj Luis Suarezit. Suarez thuhet qe po kalon momente jo te mirra kohen e fundit.