10.3.13

Xavi, i gatshëm për Milanin


Xavi Hernandez është shëruar plotësisht nga problemet fizike dhe është i gatshëm për përballjen e së martës mbrëma ndaj Milanit, në të tetën e finales së Ligës së Kampionëve. Mesfushori spanjoll ka stërvitur rregullisht me ekipin sot në mëngjes, në stërvitjen e lehtë pas ndeshjes së mbrëmshme ndaj Deportivo La Corunas. 


Me veteranin e mesfushës në fushë, Barça do të jetë e kompletuar, në misionin e saj për ta rikthyer deficitin prej dy golash ndaj Rossonerëve, në takimin që do të zhvillohet në Camp Nou. /albania24.info/