Stadiumi Camp Nou do t’i vesh ‘rrobat’ më të mira për ndeshje me Milanin, duke u munduar që të kalojë në çerekfinale të Ligës së Kampionëve. Siç raporton klubi spanjoll, tifozët do ta kenë mundësinë që t’ia demonstrojnë botës mozaikun me fjalët ‘Som un equipo’ (Jemi një ekip), në njërën prej ndeshjeve më të mëdha dhe më të rëndësishme të sezonit.
Ndërkohë, do të jenë 90 fletushka që do të mbahen nga tifozët në Camp Nou, përfshirë këtu edhe hapësirën ku do ta shikojnë ndeshjet tifozët e Milanit. Pra, një spektakël i vërtetë na pret të martën, brenda dhe jashtë fushës. /Vetem INFO/