4.3.13

Rrufeja enigmatike mbi Shën Pjetër


timthumb
Në ditën që Papa dha dorëheqjen, një rrufe goditi Shën Pjetrin dhe u fotografua. Disa thanë se qe shenjë nga Zoti. Vatikani tha, jo, nuk qe ndërhyrje hyjnore. Statistikat tregojnë diçka tjetër
Përfaqësia e Zotit në tokë goditet më shpesh Ed Prior
Kur Papa Benedikti XVI njoftoi dorëheqjen e tij më 11 shkurt, kjo nuk qe tronditja e vetme që goditi Vatikanin. Pati gjithashtu edhe goditje elektrike, ndërsa dy rrufe të veçanta goditën bazilikën e Shën Pjetrit. Disa dolën në përfundimin që kjo qe një shenjë nga Zoti. Por a mund të ketë qenë një goditje rastësore?
Le të shikojmë fillimisht vetë bazilikën e Shën Pjetrit.
“Faktorët që përcaktojnë probabilitetin e goditjes së një strukture nga rufetë janë të tilla si vendndodhja, afërsia me ndërtesa të tjera, dimensionet e saj”, shpjegon Matthew Waldrum ekspert i një grupi që merret me llogaritjen e probabilitetit të goditjes së ndërtesave nga rrufetë, si pjesë e masave paraprake me rrufepritëse.
“Edhe materiali i përdorur për ndërtim është gjithashtu një faktor i rëndësishëm. Shën Pjetri është një ndërtesë jashtëzakonisht e madhe. Ajo nuk është tërësisht e izoluar, por dukshëm ajo është më e lartë sesa ndërtesat e tjera përreth, gjë që rrit probabilitetin që rrufeja të bjerë mbi të dhe jo mbi ndërtesat përreth”.
Fakti që nuk pati dëme në bazilikë tregon se ajo është shumë mirë e mbrojtur nga rrufetë.
Por Waldrum dhe kolegët e tij kryen një llogaritje teorike për rrezikun e humbjes së jetës në një ndërtesë si Shën Pjetri në kushtet e mungesës së rrufepritëseve, duke marrë parasysh numrin e madh të njerëzve që e frekuentojnë atë.
“Ne kryem një llogaritje teorike për një ndërtesë të ngjashme me bazilikën e Shën Pjetrit. Rezultati qe që – në krahasim me probabilitetin e zakonshëm të rrezikut të goditjes nga rrufeja, që është një në 100 mijë në vit – ne aktualisht dolëm në konkluzionin që për Shën Pjetrin, probabiliteti është një në 112. Dhe ky është një probabilitet shumë i lartë”./albania24.info/