4.3.13

Receta popullore dhe praktike per dhimbjen e kokes


dhimbje koke
 1- Perdoret, 6 luge gjelle te bimeve te perbere nga tre luge gjelle rrodheze (podigja e eger) dhe tre luge gjelle bar blete, hidhen ne nje liter uje, zihet 3-5 minuta. Pastaj lihet ne enen e mbuluar 20-30 minuta dhe kullohet. Pihet nje gote tre here ne dite.
2- Gjysme luge kafe me fara te  zeza te bera pluhur i perziejme me nje filxhan mjalti ose me ne luge gjelle sheqer me pak kafe. Perzierja pihet njeheresh. Ky mjekim vlen edhe per migrenen.

3- Nje luge kafe me rrenje te grimcuara te kungullit te eger hidhet ne 300 ml uje dhe zihet per 2-3 minuta. Ena lihet e mbuluar 1-2 ore, pastaj kullohet dhe embelsohet. Pihet e gjithe sasia here pas here gjate dites.
4- Merret 15-20 gram maja lulesh e gjethesh te copetuara te grunamadhit, hidhet ne gjysme litri uthull ose raki te forte. Shishja e mbyllur mire lihet e mbuluar 10-15 dite duke e tundur here pas here gjate dites. Pastaj lengu kullohet dhe me kete leng laget nje peshqir dhe vihet ne koke.
5- Nje kokerr qepe e shtypim bashke me nje 1-2 luge kafe me kripe. Perzierja hidhet ne nape dhe vendoset ne balle.
6- Pergatisim kafe pa sheqer. Ne filxhanin me kafe hidhet 10-15 pika leng limoni te fresket dhe pihet.
7- Merren tre kokrra qepe te thata, priten nga fundi ne anen e rrenjeve 0.5-0.7 cm. Ne keto kupa te qepes hidhen ne fillim nje luge kafe e bluar. Personi i cili ka dhimbjen e kokes e shtrijme dhe i vendosim ne mes te ballit dhe nje ne te dy temthat (te majtin dhe te djathtin) dhe lidhen fort me fasha.
8- Merren 5 thelpinj hudhre shtypen ne havan se bashku me nje luge gjelle kripe. Pastaj mbulohen me gjysme gote uje e perziere me uthull. Perzierja lihet  24 ore dhe vendoset ne balle.
9- Lengu i nje limoni perzihet me nje luge me kafe te bluar imet. Pasi konsumoni kete sasi duhet te qendroni te shtrire per pak kohe.
10- Ferkohet koka me raki te forte rrushi ose kumbulle 2-3 here ne dite per 8 dite rresht.
11- Disa gjethe lakre vihen mbi stufe derisa te zbuten. Kjo mase e ngrohet mbeshtillet me nape dhe vihet ne koke. Perdoret 3 here ne dite per aq kohe sa te largohet dhimbja.
12- Per femijet me dhimbje koke vendosen ne balle nje patate e fresket e grire me kripe. Ne kete rast kembet duhet te jene te ngrohta.