Jose Mourinho është dorëzuar për titull të kampionit në La Liga. Përkundër faktit se e mposhti në fundjavë me rezultat 2:1 në Santiago Bernabeu, Real Madridi ka mbetur 13 pikë përpara Barcelonës, 12 xhiro pa përfunduar sezoni.
Ky fakt e ka shtyrë ‘Special One’ të mos shpresojë më tek një rikthim eventual në luftën për titull. “Më kanë pëlqyer fitoret ndaj Barcelonës, por nuk kanë kurrfarë roli për Champions. Në La Liga gjërat praktikisht janë mbyllur. Tash do të koncentrohemi në Evropë”, deklaroi ish trajneri i Portos, Chelseat dhe Interit. /albania24.info//