Sonte do të zhvillohet ndeshja e kthimit e së tetës së finales së Ligës së Kampionëve ndërmjet Manchester Unitedit dhe Real Madridit. Në fotot e mëposhtme janë disa arsye të mira se përse futbolli njihet si një ‘Lojë e Bukur’.
Në Old Trafford do të përballen disa prej lojtarëve më të mëdhenj në botë, por po ashtu do të jetë një sfidë ndërmjet bukurosheve të tyre. Tabloidi britanik The Sun e ka publikuar listën e yjeve të futbollit, së bashku me të dashurat apo bashkëshortet e tyre. Sigurisht, listës i prin e dashura e Cristiano Ronaldos, Irina Shayk, e cila ka po ashtu këmbët më të bukura. /albania24.info/