Me kaq e mbyll bisedën me ne. Gjatë emisionit “Opinion” të Blendi Fevziut këtë të enjte, Edi Rama surprizoi teksa mbas inserteve ku Laura akuzonte Ramën, ky i fundit rrëfeu një ngjarje personale, ku tha se e ka takuar Laurën së bashku me të fejuarin e saj në Aeroportin e Milanos dhe zëdhënësja e PD-së i ka shprehur komplimentet dhe adhurimin e saj për të. Menjëherë pas kësaj deklarate, Laura Vorpsi ka dërguar një SMS, në të cilin nuk e mohon takimin, por deklaron se kurrsesi nuk i ka thënë ato fjalë.
Rama tha se Laura i kishte kërkuar edhe foto, dhe të dy çiftet janë fotrografuar nga celulari i saj./albania24.info/